
2025-03-16
Lajmërim
Të nderuar,
Në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dëshirojmë edhe një herë të shprehim ngushëllimet tona të thella dhe solidaritetin me familjet e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Koçan në orët e mëngjesit. Ndajmë dhimbjen me familjet e të vdekurve në mënyrë tragjike, edhe pse jemi të vetëdijshëm se në këto momente nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë dhimbjen dhe humbjen e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Në këto momente të vështira kur janë humbur kaq shumë jetë të rinjsh, theksojmë se Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion, në bashkëpunim me institucionet shtetërore, po kontribuon në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e viktimave.
Organizata jonë ka vënë në funksion të gjithë mekanizmat për ndihmë humanitare për të lënduarit dhe familjet e viktimave duke ofruar mbështetjen e parë psikologjike, ndihmën e parë dhe mbështetjen materiale. Kryqi i Kuq i RMV-së ka dërguar edhe ndihma në spitalin e Koçanit me batanije, shtroje dhe karroca. Automjetet e Kryqit të Kuq nga programi i transportit mjekësor janë vënë në funksion nga institucionet e sistemit.
Janë hapur linjat e dedikuara telefonike për ndihmën e parë psikologjike në numrat 071/338-081 në Koçan, 074/203-030 në Shtip dhe 072/271-048 në Shkup, të cilat do të funksionojnë 24/7.
Kryqi i Kuq i RMV tashmë është kontaktuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Shoqatat partnere të Kryqit të Kuq Kombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe është ofruar ndihma.
Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë në dhënien e ndihmës për familjet e prekura.
Ju ftojmë të veprojmë së bashku përmes:
- Llogaria e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka Komerciale me shënim: ndihmë për qytetarët të cilët në mënyrë tragjike humbën jetën në zjarr.
- Donacione me thirrje në numrin e telefonave të Telekomit të Maqedonisë dhe A1 Maqedoni143 400 (donacion prej 100 denarë nga thirrj telefonike).
- Për donacione në valutë të huaj:
NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228
Marrëdhënie me publikun
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë